Rrëzohet pisha në qendër të qytetit, vetëm dëme materiale

525
Një pemë pishe rreth 15 metra e lartë është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Nga rrëzimi i pishës shumëvjeçare janë këputur disa kabllo të energjisë elektrike dhe është dëmtuar një automjet i parkuar pranë bulevardit kryesor. Viktor Goga: Do ti shohim këto raste, kemi disa pemë që janë me rrezikshmëri të lartë. Janë planifikuar për tu prerë dhe do të priten. Qytetarët kërkojnë prerjen e pemëve që mund t’u rrezikojnë jetën. Qytetari: Duhen prerë, duhen hequr se mund të vrasin njerëz, mund të ndodhin aksidente. Sektori i gjelbërimit në Bashkinë Fier është duke evidentuar pemët me rrezikshmëri dhe më pas do bëhet prerja e tyre.
Sigal