Këndi i lojrave/ Ilir Meta: Duhet transparencë për qytetarët

445
Një nga arsyet e protestave kundër këndit të lojrave tek Liqeni, artikuluar nga shoqëria civile, është mungesa e transparencës. Por, ndryshe nga kryebashkiaku Veliaj i cili ka nisur punimet pa u konsultuar me qytetarët, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se raporti i Bashkisë me qytetarët duhet të jetë i hapur. Kryetari i Kuvendit dhe i LSI u shpreh: “Për këtë duhet të pyesni anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak, por megjithëatë mendoj se raporti i Bashkisë me qytetarët duhet të jetë i hapur, duhet të ketë transparencë”. Më tej, Meta vijoi: “Kjo çështje ka ndjeshmëri të madhe tek qytetarët edhe për shkak të dëmeve të mëdha që i janë bërë mjedisit në të shkuarën. Transparenca ndihmon për të ulur spekulimet”. Pra, shihet qartë se Ilir Meta i kërkon Erion Veliajt të bëjë transparencë për këtë projekt. Dhe më këtë rast i kujton edhe dy ish-kryetarëve të Bashkisë, Rama dhe Basha dëmet që i kanë bërë mjedisit me lejet e ndërtimit.
Sigal