Rrëzohet avioni në Maqedoni, ja numri i të vdekurve

480
Sigal

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës, sipas mediave lokale.

Sipas tyre, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë.

Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës.

Shkaqet e aksidentit mendohet të jenë moti i keq dhe turbulencat.