Rrëmbeu 8-vjeçarin për trafikim. Akuza: 10 vjet burg Begzim

397
Sigal

TIRANE – Dhjetë vite burg kërkoi Prokuroria e Krimeve të rënda për 22-vjeçarin Begzim Isa të arrestuar në mars të 2013-ës për trafikim të miturish me destinacion Kosovën. I riu nga Kukësi akuzohet se ka tentuar të trafikojë në Kosovë një 8-vjeçar të cilin e ka marrë me vete përmes mashtrimit. Fatmirësisht i mituri me inicialet A.F arriti të shpëtohet nga forcat e policisë të cilat prangosën Begzim Isën.
 
Isa i ka mohuar gjatë gjithë kohës këto akuza, ndërsa pas pak kohësh ai pritet të dalë para trupit gjykues. Ai ka kërkuar lirinë në Apel, por Gjykata e la në burg.
 
I riu nga Kukësi u dyshua edhe për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, dyshime të cilat nuk u provuan asnjëherë. Prokuroria nuk ngriti akuzë ndaj tij për zhdukjen e mistershme të Bleonës 5 vjet më parë në Zapod të Kukësit, i njëjti fshat nga ku u rrëmbye dhe i mituri 8-vjeçar
 
Ishin prindërit e Bleonës të zhdukur në 22 maj të vitit 2010 të cilët akuzuan Begzim Isën për zhdukjen e vajzës së tyre në atë kohë vetëm 5 vjeçe.
 
Hetimet për zhdukjen e Bleona Matës mbeten në udhëkryq.