Elbasan/ Plagosi me thikë fqinjin, kapet studenti 23-vjeçar

213

Policia e Elbasanit ka arrestuar paraditen e sotme autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 36-vjeçari, ngjarje  kjo e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Shënkoll”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i ngjarjes është Lorenc Luta 23 vjeç student në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”  në Durrës.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, ku  23 vjeçari plagosi me mjet prerës  thikë fqinjin e tij Alfred Shqau 36 vjeç,  banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili u transportua në Spitalin  e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.