Rinas/ Grabitet një BMW me 100 mijë euro brenda, transportonte paratë e një exchange

384
Dy persona të armatosur kanë grabitur një automjet, i cili transportonte paratë e një Exchange.
Ngjarja në fjalë ndodhi sot në Fushë-Prezë, pranë aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”. Preh e grabitjes ka rënë një BMW targë TR 7755 m, e cila drejtohej nga një grua. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shuma e grabitur është 100 mijë euro. Mësohet se grabitësit lëviznin me një makinë tip ‘Benz’ me xhama të zinj.
Sapo u njoftua për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi grabitja dhe nisën hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Sakaq, autorët lanë në vendin ku ndodhi grabitja dhe automjetin më të cilin ata udhëtonin, ndërsa u larguan prej aty me BMW-në.
Sigal