VIDEO/ E marrin lakuriq nga krevati brenda hotelit, si u arrestua Stresi

531
Sigal

Është publikuar video e momentit të arrestimit të Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Këngëtari është arrestuar në një dhomë hoteli në zonën e Linzës në kryeqytet në orët e vona të pasdites së djeshme.

Atij iu gjet në momentin e arrestimit armë pa leje dhe një sasi kokaine. Sipas policisë Lushaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal, i cili operonte prej disa kohësh në kryeqytet, veçanërisht në trafikimin e lëndëve narkotike.

Bashkë me Stresin në momentin e arrestimit ka qenë dhe një vajzë 20-vjeçare, për të cilën Policia ka nisur procedimin penal për moskallëzim krimi. Vajza do të procedohet në gjendje të lirë.