Nga 1 gushti ndryshojnët procedurat e rimbursimit të ilaçeve

    445
    Nisur nga abuzimet e shumta që po ndodhin me rimbursimin e barnave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka ndryshuar rregulloren e procedurave të rimbursimit për vitin 2015 pwr tw parandaluar abuzimet me rimbursimin e recetave që nuk janë të plotësuara në mënyrë të saktë. Në ndryshim nga kontrata e mëparshme e cila parashikonte një afat 48 orësh, brenda të cilit farmacia mund të tërhiqte recetat, t’i korrigjonte e më pas t’i kthente sërish në Drejtorinë Rajonale përkatëse të Fondit në rastet kur ishin plotësuar gabim, kjo pikë e kontratës tashmë është hequr. Në rastet kur konstatohet se receta do të ketë parregullsi, ajo nuk do të rimbursohet. Me rregullat e reja hiqet koncepti i zgjidhjes së kontratës me marrëveshjen e palëve. Në rast se subjekti zgjidh kontratën, ai nuk do të ketë më të drejtë ta rilidhë atë për një periudhë 1-vjeçare. Kjo, pasi shumë subjekte bënin zgjidhje kontrate dhe rilidhje pas disa ditësh për të humbur gjurmën e kontrolleve në inventarizim. Një tjetër ndryshim është futja e konceptit të faturës tatimore. Me kontratat e reja farmacitë do të kenë detyrim ligjor faturën tatimore të cilën deri më tani disa subjekte e depozitonin e disa të tjera jo. Gjithashtu nga FSDKSH b mësohet se për të rritur shkallën e transparencës së verifikimit të recetave me rimbursim në drejtoritë rajonale të fondit, do të gjurmohet lëvizja e dosjes së çdo subjekti farmaceutik nga njëri kontroll te tjetri.
    Barnat e rimbursueshme 2015
    Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive. Sipas FSDKSH, këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj. Risia e këtij viti është rimbursimi i materialeve mjekësore. Falë ligjit të ri të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, tashmë janë hapësirat ligjore për të rimbursuar edhe materiale mjekësore, për të cilat ka patur kërkesa të vazhdueshme në Fond nga popullata në nevojë. FSDKSH ka deklaruar se do të bëjë të mundur këtë vit edhe rimbursimin e materialeve mjekësore, siç janë strishat për diabetikët, aq të nevojshme për të mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë, e për pasojë, për të patur një mjekim efikas e cilësor për pacientët; qeset njëpërdorimshe për shkarkimin kolostomik, disa pajisje për kardiologjinë invasive, etj. Rimbursimi i materialeve mjekësore bëhet i mundur edhe falë uljes së çmimeve të barnave. 
    Sigal