Reshjet e shiut, evakuimet e banorëve mbrëmë dhe sot në Ndroq dhe Katund i Ri në Durrës

181
Me gjithë ndërprejen e reshjeve të shiut, zona të konsiderueshme në vend janë gdhirë në pushtetin e ujit. Forcat e Armatosura prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar evakuimin e banorëve që rrezikonin nga përmbytjet. Ushtria me gomone shpëtimi, kamionë dhe helikopter ka evakuuar banorë në zonat Ndroq të Tiranës dhe Katund i Ri në Durrës.

Në Katund të Ri në Durrës janë evakuuar 185 banorë. Forcat Speciale po vijojnë evakuimin dhe po shpërndajnë ushqime dhe veshmbathje. Drejt Lushnjes janë nisur 50 forca, ndërkohë në Çermë veç forcave, po punohet edhe me mjete të rënda si fadroma, traktorë me zinxhirë, eskavatorë dhe mjete të tjera. Gjendja e vështirë vazhdon, kështu që edhe angazhimi i FA vazhdon.