Raporti i Prokurorisë: Në 2015 u përgjuan 4099 persona, 593 të arrestuar

52
Sipas raportit të Prokurorisë, në vitin 2015, janë përgjuar 4099 persona, nga të cilët 593 prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për vrasje, trafik armësh e droge dhe korruspion.
“Në sajë të ndjekjes në dinamikë të interceptimit nga oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të shërbimeve dhe bashkëpunimit e bashkëveprimit me kolegët e tyre në terren, në vitin 2015 është arritur në arrestimin në kushtet e flagrancës të 593 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve e vepra të tjera që përbën rritje pre 15% krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raport. Sipas këtij raporti të Prokurorisë së Përgjithshme, në disa raste mbi të dhënat e përfituara gjatë përgjimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale të korruspionit të personave që kryejnë funksione publike.
“Gjatë viti 2015 janë ekzekutuar 1945 vendime për lejimin e përgjimit, marrë nga prokurorët në kushtet e emergjencës, si dhe vendime të autorizuara nga gjykata në hetime paraprake, aplikuar në lidhje me 702 procedime penale. Është mundësuar interceptimi për 4099 persona”, thuhet në raport.