Raporte false  për leje të dënuarve, pranga drejtorit të burgut e 2 mjekëve

474
Sigal

Të paktën, në 11 raste, në bashkëpunim e kundër ligjit, u kanë dhënë leje të burgosurve

Dje në mesditë, është arrestuar drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani. Vënia e tij në pranga u bë nga Policia e Durrësit, pasi gjykata vendosi në mungesë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për dy mjekë të këtij burgu, shtetasit Aldo Konda, 26 vjeç dhe Fatri Hate, të akuzuar të veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

AKTIVITETI KRIMINAL

Nga hetimet e gjata, është dokumentuar dhe aktiviteti kriminal në bashkëpunim mes titullarit të burgut të Rrogozhinës dhe dy mjekëve… Mësohet se, dy mjekët me miratimin e Ferdinant Doksanit falsifikonin raportet mjekësore në mënyrë që të burgosurit të përfitonin leje në mënyrë të padrejtë. Evidentimi i të paktën 11 rasteve të lëshimit të këtyre lejeve, çoi Prokurorinë në nisjen e hetimeve që u finalizuan me arrestimin dhe gjykimin e drejtorit te burgut dhe dy mjekeve.

TITULLARI I BURGUT

Ferdinand Doksani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare teksa në vitin 2012, kur ishte drejtor i Azotikut në Fier, së bashku me një magazinier dhe përgjegjësin e rojeve u arrestuan nën akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të mbetur në tentativë”. Doksani dhe dy bashkëpunëtorët e tij u akuzuan se kanë grabitur në ambientet e magazinës një sasi skrapi, të cilin do ta shisnin më mënyrë të paligjshme. Sakaq masa e sigurisë që Gjykata e Fierit caktoi për Doksanin dhe bashkëpunëtorët e tij ne atë vit, ishte “detyrim paraqitje”