E rëndë në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë, burri i varur në pemë

232
Sigal

Një tragjedi në familje ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë.

Policia ka gjetur një makinë të djegur, brenda së cilës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.