“Pyet për votimet se ka fol me Saimirin”, zbulohet audiopërgjimi i Habilajve me italianët

703
Ky është materiali i parë i siguruar nga Politiko.al. Gjatë tij të do të dëgjoni një bisedë disa minutëshe, regjistruar nga Prokuroria e Katanias, zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të ‘klanit Habilaj’, të mbajtur në përgjim për disa vjet.
Politiko e ka zbardhur bisedën të plotë, por këshillohet dëgjimi i saj për të kuptuar më mirë, jo vetëm fillin e bisedës, por edhe për të siguruar një ide më të qartë të dialogjeve mes të përgjuarve. Teksti i shkaton shumë humbje ngjyrave, dhe ndoshta vetë thelbit të bisedës.
Me ‘B’ janë shënuara biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al:
AUDIO 1
B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.
Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?
Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.
Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.
O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.
(Qeshin)
Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?
Lëre tha, karton, tha.
Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.
Eeeeeeee.
Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.
B 2: -Po.
I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.
I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?
Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).
Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.
More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?
Biseduesi 2: Eeeeee…
B1: 15 mijë euro gjerdan..
B2: Ça thu ti re?
B1: Tani për tani.
B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)
B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.
…..
(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.
Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).
KOMENTAR
Çfarë ka të re në këtë material të publikuar nga PolItiko. al? është pyetja e parë, duke ditur faktin se shumë elementë të dosjes Habilaj, të grumbulluar në përgjimet italiane, janë zbardhur nga media. Gjëja e parë, e pahasur në materialet e mëparshme, është fakti se përgjimet e këtij materiali audio lënë të kuptohet qartë fakti se ish-ministri Tahiri ka patur kontakte, jo vetëm me Habilajt, por edhe me partnerët italianë të tyre. Me sa duket, ai nuk ka qenë vetëm një ‘lehtësues’ me infrastrukturë dhe influencë shtetërore, por ka zbritur edhe në ‘terren’. Kjo del qartë në bisedën e mësipërme, kur njëri prej të përgjuarve i kërkon tjetrit që të mos flasë shumë (“se mos vjen këtu ai, se i ka mbajtur numrin”).
Elementi i dytë i ri lidhet me zgjedhjet. Del po aq qartë nga materiali i këtushëm se Tahiri ka folur edhe me italianët për zgjedhjet e pritshme në Shqipëri. Kushtojini vëmendje pjesës kur ndodh ngatërresa gjuhësore: italiani që i përmend zgjedhjet (elezzioni) dhe i përgjuari që kujton se po flet për leksione.
Elementi i tretë, ka të bëjë me sigurinë që jep ky pasazh zanor mbi atë se, a është kamionist Saimiri që del në përgjime, apo është ministër. Këtu flitet për një njeri me pushtet që quhet Saimir, që merr dhurata të shtrenjta dhe që është i shqetësuar për zgjedhjet.
Per të dëgjuar audion e plote mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: 
Sigal