Prokuroria: Ja 5 akuza që rëndojnë mbi Ilir Kupën dhe Fatos Sulajn

394
Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim Ilir Kupën dhe Fatos Sualj, të cilët u arratisën nga burgu i Trikalas në Greqi rreth 2 vjet më parë.
Kupa dhe Sulaj akuzohen për 5 vepra penale: “vrasësit të punonjësit të policisë”, të mbetur në tentativë; “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “prodhimi dhe mbajtja e armëve pa leje”; “krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas prokurorisë veprat penale për të cilat akuzohen këta dy shtetas i referohen ngjarjeve të nisura në 22 mars 2013, kur janë arratisur në mënyrë të organizuar, në bashkëpunim me të burgosur të tjerë, nga burgu i Trikala në Greqi.
Arratisja nga burgu dhe perleshja me policinë-“Dy të pandehurit, si edhe të burgosur të tjerë në burgun e Trikalas, kanë thyer perimetrin e sigurisë dhe kanë dalë nga burgu, të ndihmuar dhe në bashkëpunim me persona të tjerë nga jashtë rrethimit të burgut, të cilët ishin të armatosur. Grupi i personave u përball me armë me forcat e policisë për rreth 30 minuta, nga e cila mbetën të plagosur rëndë dy punonjës policie. Ndërkohë, në këtë përplasje të armatosur, ka mbetur i vdekur edhe një shtetas shqiptar, i burgosur në këtë burg, gjatë tentativës për arratisje. Pas largimit nga burgu, dy të pandehurit nuk janë kthyer më në burg dhe autoritetet greke ndaj tyre kanë ngritur disa akuza për ngjarjen e ndodhur në burgun e Trikalas.”
Autoritetet greke, dyshime për veprimtari kriminale-“Në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare mbi transferimin e procedimeve penale, autoritetet greke kanë përcjellë në Shqipëri dokumentacionin mbi të cilat kanë krijuar dyshimet për veprimtarinë kriminale të këtyre dy personave. Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të akteve të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke, zhvilloi hetime dhe në përfundim formuloi akuzat ndaj shtetasve Ilir Kupa dhe Fatos Sulja, si edhe dërgoi kërkesën për gjykim.”
Ilir Kupa akuzohet edhe si organizatori i babagjyshëve që grabitën një argjendari në një qendër tregtare në Tiranë.
Sigal