Laboratori i heroinës në Has, zbulohet koka e grupit. Biznesmen i njohur në Krujë

497
Sigal

Të tjera detaje mësohen lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në Has pak ditë më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se koka e grupit kriminal në Has është një biznesmen me mbiemrin Hoxha nga Kruja.

Mësohet se ky biznesmen është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak se dyshohet të jetë larguar jashtë vendit menjëherë pas zbulimit të laboratorit. A.Hoxha ka në pronësi një hotel në zonën e Rinasit.

Ndërkohë që dje në pranga ka përfunduar edhe një shtetas turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.

Personat që janë arrestuar derimë tani për laboratorin e drogës:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.

Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.