Policia italiane publikon fotot e 8 shqiptarëve dhe bën thirrje: Fiksojeni mirë këto fytyra…

453
Policia italiane ka publikuar fotot e 8 shqiptarëve të arrestuar pak kohë më parë dhe u bën thirrje qytetarëve të fiksojnë mirë ato fytyra, pasi mund të dalin serish nga burgu dhe të kryejnë grabitje.
“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”. Me këto fjalë i është drejtuar qytetarëve oficeri i policisë Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas në Itali, raporton media italiane, leggo.it.
Shqiptarët janë arrestuar pak muaj më parë dhe përballen me akuzat e vjedhjes. Sipas oficerit të policisë italiane, ata mund të rinisin aktivitetin pasi të dalin nga qelia dhe kërkon nga qytetarët që të jenë vigjilentë.
Sigal