Prodhimi i kriptomonedhave, sekuestrohen 59 pajisje në Mitrovicë

Policia e Kosovës gjatë një operacioni të kryer në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 59 pajisje që përdoreshin në një fermë kriptovalutash.

Operacioni është zhvilluar në rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ në orët e paradites të së mërkurës, ku policia ka ndërhyre në dy shtëpi.

Sigal

Nuk ka të arrestuar nga ky operacioni, ndërsa Dogana e Kosovës e ka cilësuar prodhimin e parave digjitale përmes kësaj mënyre kundërvajtje doganore.