Armët në Durrës, kush është i arrestuari (Emri)

102
Sigal

Policia kufitare në Portin e Durrësit njofton se gjatë kontrolleve të imtësishme ka zbuluar disa armë zjarri brenda një furgoni që ishte duke u imbarkuar në tragetin e Ankonës.

Sipas të dhënave paraprake, në furgonin me targa angleze u kapën disa pistoleta dhe për këtë arsye është vënë në pranga drejtuesi i tij, i cili mohon të ketë pasur dijeni për to.

Furgoni u ndalua në vijën e dytë të kontrollit policor, ndërkohë që ende nuk është e qarta se kush ishte destinacioni i armëve.

Në lidhje me ngjarjen është ndaluar Jetmir Koloshi, 35 vjeç.