Plagosi veten me armë që e mbante pa leje, në pranga minoreni në Vlorë

37
VLORË – Një minoren është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
17-vjeçari me inicialet V.M banues në fshatin Brataj, Vlorë është arrestuar në flagrancë pasi në vendin e quajtur “Vaskë”, minoreni dyshohet se është vetëplagosur me armën të cilën e mbante pa leje.
Ai ka marë plagë në dorën e majtë dhe në gjurin e këmbës së majtë i është gjetur një plumb.
Policia po punon për identifikimin dhe llojin e armës së zjarrit. Gjithashtu policia po kryen hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.