Plagosi dy vëllezër dhe iu shkatërroi lokalin, i riu në Pogradec (Emri)

622
Një 26-vjeçar në qytetin e Pogradecit është arrestuar pasi plagosi me sende të forta dy pronarët e një lokali si dhe dëmtoi ambjentin në brendësi të tij.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Borian Syzo, 26 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Pogradec, në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit. Dy shtetasit e lartpërmendur ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 88 e 150 të Kodit Penal
Sigal