Plagoset me thikë i riu në mes të qytetit

171

Gjatë të shtunës në mbrëmje, në kryeqytet ka ndodhur një plagosje.

Një i ri me inicialet Q.K është sulmuar me thikë në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.

I njëjti person pas lëndimeve që ka marrë, ka qëndruar i shtrirë për disa minuta, derisa ndihmohet nga disa kalimtarë rasti.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

“Mbrëmë në stacionin policor qendra në Prishtinë është hapur një rast për lëndim trupor. Rasti ka ndodhur në rrugën “George Bush”, në Prishtinë, ku dyshohet se viktima Q.K është sulmuar në këmbë me mjet të mprehtë  (thikë).

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë ajo në një prononcim për mediat.