Plagoset 30-vjeçarja gjatë përplasje në Fushë-Milot

440
Një aksident ka ndodhur sot në supërstraden Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Fushë Milotit, ku 3 janë përplasur 3 automjete.
Mjetet e përfshira në aksident janë një nutoveturë Benz me targë AA 176 KH me drejtim lëvizje Lezhë – Milot, drejtuar nga shtetasi Bamir Vata banues në Fushë Kuqe – Kurbin, një autoveturë B.M.W X6 me targë AA 990 ML, me drejtim lëvizje Lezhë – Milot, drejtuar nga shtetasi Erjon Limani banues në Lezhë si dhe një tjetër autoveturë Benz me targë LE 6000 A, me drejtim lëvizje Milot – Lezhë, drejtuar nga shtetasi Nikoll Pllumbi, banues në Ishull Lezhë.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasja V.M. 30 vjeçe, banuese në lagjen “Beslidhja” Lezhë (pasagjere) e cila është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe shtetasi Nikoll Pllumbi, në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut per jetën.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sigal