18 emigrantë humbin jetën, pas mbytjes së anijes në Egje

498
Një anije që trasportonte klandestinë dhe e cila ishte nisur nga brigjet e Bodrumit të Turqisë drejt ishullit Kios të Greqisë është mbytur, dhe si pasojë 18 persona kanë humbur jetën.
Anija e vogël prej druri e cila kishte në bord sirianë dhe irakianë u mbyt në afërsi të lagjes Yalıkavak, në detin Egje. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit 14 persona janë shpëtuar, shkruan AA, ndërkohë janë gjetur 18 kufoma të klandestinëve të mbytur.
Pas ekzaminimeve përkatëse në Yalıkavak trupat e gjetur të klandestinëve janë dërguar në morgun e Bodrumit.
Nga ana tjetër 14 të shpëtuarit janë dërguar në port dhe më pas një pjesë e tyre janë dërguar për tu mbajtur nën mbikqyrjen e mjekëve në spitalin shtetëror të Bodrumit.
Sigal