Personi që u hodh nga pallati në Korçë është ish-portieri i Vllaznisë

524
Policia e Korçës njoftoi sot se një burrë 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i 4 i pallatit ku banonte i vetëm në lagjen nr 2 të qytetit.
Mësohet se ai është Gjergji Kushe, ish-sportist, ish-portieri i Vllaznisë.
Burimet thanë se ai jetonte prej disa kohësh i vetmuar në banesë dhe se ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

auto_gjergji_kushe1500816751
Kohët e fundit mësohet se ai kishte rënë në depresion.
Ai lindi në Korçë, por për disa vite me radhë ka mbrojtur portën e Vllaznisë duke fituar disa trofe. Kushe ishte pjese e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980.
INFORMACIONI PARAPRAK NGA POLICIA:
Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal