Përdhunim në grup për 3 orë live në Facebook, tre të arrestuar në Suedi

576
Një person është arrestuar në Suedi pasi dyshohet për përdhunimin në grup të një gruaje dhe më pas e kanë publikuar aktin përmes një videoje në një faqe të mbyllur në Facebook. Përveç tij janë prangosur dhe dy persona të tjerë.

Sipas asaj që raporton tabloidi suedez “Aftobladet”, krimi ka ndodhur në një apartament në qytetin Uppsala në orët e parë të së dielës, ku policia mori një lajmërim pak para orës 09:00.
Viktima ishte pa vetëdije në momentin e përdhunimit. Në një kohë që lajmi është publikuar në mediat botërore, ku zyrtarë të policisë kanë konfirmuar se përdhunimi është publikuar live në Facebook.“Jam i shqetësuar për informacionin që po qarkullon, por kjo është një gjë për të cilën nuk mund të jap detaje. Por sigurisht është një gjë shumë shqetësuese”, u shpreh Ivan Aslund, zëdhënës i policisë.
Për zbulimin e ngjarjes ndihmoi denoncimi i një vajze 22 vjeçe, e cila bëri një veprim të tillë pasi pa videon në Facebook.“Pashë dy djem që po mbanin në krevat një grua. Fillimisht mendova se e gjitha ishte një shaka, por në fakt nuk ishte”, tregon Lovisa, vajza që denoncoi ngjarjen.
Sigal