A mund të ngelni shtatzënë gjatë menstruacioneve?

582
Edhe pse ekziston mundësia ka pak gjasa për shtatzëni gjatë ditëve “jo të frytshme”, por nuk mund të parashikohet koha gjatë muajit kur nuk ekziston mundësia e ngjizjes.
Shkurtimisht do t’ju tregojmë se si mund të ndodhë kjo.
Po, femra mund të mbetet shtatzënë madje edhe nëse ka marrëdhënie të pambrojtura seksuale.
Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund të mbetesh shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.
Si mund ta dimë nëse periodat janë të rregullta?
Menstruacionet janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe kjo është cikël i rregullt menstrual!
Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta:
Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit.
Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm.
Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e tëra!
Çka është ovulacioni dhe çfarë ka të bëjë me këtë?
Në përgjithësi, nëse ke çfarëdo lloji periodash (të rregullta apo të parregullta) dhe nuk je duke përdor kontraceptiv që bllokojnë lirimin e vezës, ju ovuloni. Ovulacioni është lirimi i vezës nga vezoret e një femre. Gjasat janë shumë më të mëdha që një femër të mbetet shtatzënë kur ndodhë ovulacioni.
Nëse ke numëruar ditët e kohëzgjatjes së ciklit tuaj, ju mundeni përafërsisht të llogarisni se kur mund të kesh ovulacionin. Zakonisht ndodh ka gjysma (mesi) e ciklit tuaj. Kështu pra për një cikël prej 28 ditësh, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14.
Nëse vërtetë dëshiron të dish më shumë rreth trupit tuaj, ju mund të mësoni më shumë se kur keni ovulacionin duke shikuar mukozën e qafës së mitrës dhe duke matur temperaturën e trupit tuaj çdo mëngjes pasi të zgjohesh. Para se të provosh këto teknika, rekomandohet të bisedohet me mjekun.
Përveç tjerash ka edhe teste ovulacioni që mund t’i blesh në barnatore përmes së cilave mund ta përcaktosh se kur ke ovulacionin.
Kur mund ta bësh testin e shtatzënisë pas seksit të pambrojtur?
Nëse brengosesh se ke mbetur shtatzëne nuk ke mundësi të bësh testin e shtatzënisë një dit pas seksit të pambrojtur.
A është herët për test shtatzënie…apo vonë për Kontracepsion Emergjent?
Nëse brengosesh se mund të jesh shtatzëne dhe ke më pak se pesë ditë që nga dita e seksit të pambrojtur, ka një gjë të rëndësishme që mund të bësh menjëherë: përdor Kontracepsion Emergjent. Hapat bllokojnë ovulacionin deri në pesë ditë pas seksit të pambrojtur, edhe pse ato janë shumë më efikase sa më herët që merren. Si gjithmonë, bisedo me mjekun po që se ke ndonjë pyetje apo dëshiron më shumë detaje.
Sigal