Pendohet polici: Doja ti kërkoja falje taksistit por nuk e gjeta

466
Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, polici që grabiti taksistin është shfaqur i penduar, ndërsa ka thënë se ka dashur që ti kërkonte falje por ai nuk e kishte gjetur. Shtetasi Eduart Budini, i cili është autori i grabitjes së taksistit nën kërcënimin e armës, ka pranuar fajësinë dhe është shfaqur i penduar para gjykatës. Budini, pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, doli në seancë gjyqësore këtë të shtunë për caktimin e masës së sigurisë.
“Jam penduar dhe doja ti kërkoja falje taksistit, por nuk e gjeta”, ka thënë ai para gjykatës. Në seancë u bë publik edhe emri i taksistit të grabitur. Ai quhet Halim Hoxha, i cili menjëherë pas ngjarjes dorëzoi në polici pamjet filmike të regjistruara nga kamera e vendosur në automjet. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Budinin, ndërsa pala mbrojtëse ekspertim mjeko-ligjor për të verifikuar përgjegjshmërinë e të akuzuarit.
Sigal