Makina përplaset me pemën, shoferi dërgohet në spital në gjendje të rëndë

461
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrenë në Shkodër, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Policia ka raportuar se drejtuesi i makinës është transportuar në spital për trajtim shëndetësor.

Personi i aksidentuar është Edison Hysa, 32 vjeç.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili    është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.