Nxirret pas një ore drejtuesi i furgonit që ra në lumin Shkumbin, transportohet për në spital

113

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin duke rënë nga një lartësi prej 200 metrash.

Për fat të mirë drejtuesi i furgonit ka mundur të shpëtojë falë rripit të sigurimit, çka ka bërë që të mos e marrë rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga kabina e dëmtuar e mjetit ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të specializuara që drejtuesi i mjetit të dilte nga makina.

Makina që ra në lumë mësohet se është me targë AA 195 JX.

Dhe drejtuesi i mjetit është identifikuar si Klajdi Murataj nga Tiranë.

Ai është transpotuar menjëherë në Tiranë, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Emri i tij është mësuar nga mjeti i indetifikimet, pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Deri më tani dyshimet e policisë janë se në furgon ka qenë edhe një person i dytë, që mund ta ketë marrë rrjedha.

Ndërkohë që Policia po bën krehjen e të gjithë zonës.