Nuk pranoi të lidheshin sërish, shqiptari vret me thikë të dashurën

444
Në shtator të vitit 2014, një 37-vjeçar shqiptar vret me disa goditje me thikë në qendër të fshatit Fisslibach, kantoni Aargau, ish të dashurën e tij. Para Gjykatës, shqiptari është nën akuzë për vrasje të rëndë për të cilën prokuroria ka kërkuar 14 vjet burg. I akuzuari e kishte kryer vrasjen vetëm një ditë pasi kishte ardhur në Zvicër, thotë Prokuroria e Përgjithshme e Aaragut. Ditën që ai kishte ardhur në Zvicër, kishte bërë planin për të takuar ish të dashurën me të cilën ishin ndarë. Ose do ta lidheshin sërish ose do ta vriste atë dhe më pas edhe veten, me një thikë që e kishte blerë. Pasi që kishte kuptuar se nuk mund ta bindte që të ktheheshin bashkë, ai e kishte goditur ish të dashurën e tij me grusht në fytyrë dhe pastaj me thikë. Ajo kishte vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e shkaktuara prej goditjeve me thikë. Ndërsa ai vetë kishte ikur për tu arrestuar pak minuta më pas nga policia. Para se të kapej ai kishte qëlluar veten me thikë, por ka shpëtuar.
Sigal