Novoselë, s’i mjaftoi dënimi…i riu dhunon sërish nënën 55-vjeçare

481
VLORË – Një 29-vjeçar i dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje dhe që ndodhej nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës, ka shkelur këtë vendin duke ushtruar sërish dhunë fizike ndaj nënës së tij 55-vjeçare. Në këto kushte policia arrestoi në flagrancë në banesën e tij në Novoselë të riun Nertil Murati.
29-vjeçari ishte arrestuar më parë për të njëjtën akuzë më 26 prill të këtij viti dhe ishte dënuar me 8 muaj burg nga gjykata me kusht që të mbikëqyrej nga inspektorët e shërbimit të provës. Sipas këtij vendimi i riu nuk ka bërë burg, por ndiqej nga Shërbimi i Provës me kusht që të mos përsëriste më veprën penale. Murati tashmë duhet të vuajë dënimin për veprën penale dhunë në familje .
Sigal