Një histori me plagosje dhe pengmarrje, dy persona ndalohen për mashtrim në Gjirokastër. Ja emrat

543
Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim janë vënë në pranga në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se mëngjesin e sotëm oficerët e sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë bërë ndalimin e dy personave nga Memaliaj.

Të arrestuarit janë:
Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç, banues në Memaliaj.

Arbër Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhrat e ekzekutimit të datës 4 korrik 2017 për ekzekutimin e vendimeve penale pasi gjykata u ka caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit”.

Masa e sigurisë për këta persona është caktuar pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E. K., banues në Gjirokastër.

E. K, ka treguar se në datën 19 maj 2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng, ndërsa babai i tij me inicialet H.K, në datë 15 shkurt 2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Sigal