Ngjarje e rëndë, i riu i jep fund jetës tragjikisht

443
Më anë të një njoftimi për media policia e Lezhës, bën të ditur se ka ndërruar jetë në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, një 25 vjeçar nga Kurbini. I riu ka ndërruar jetë në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Njoftimi i Policise
Më datë 14.07.2017, është dërguar tek poliklinika e Mamurrasit, Kurbin, në gjendje të rëndë shtetasi P.B.vjeç 25 , banues në Kurbin, i cili më pas është derguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka konsumuar fotoksinë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim.
Sigal