Shembet masivi shkëmbor në Rrugën e Arbrit, dhjetëra automjete të bllokuara

19
Sigal

Bllokohet aksi nacional Tiranë-Peshkopi, e njohur si Rruga e Arbrit. Shkak është bërë rrëshqitja e gurëve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.

Drejt vendit të bllokimit janë nisur fadromat e firmës për të kryer hapjen e këtij segmenti rrugor. Ndërkohë që sipas informacionit mësohet se duhen të paktën 3 orë që të largohet masivi i gurëve që kanë bllokuar rrugën.