Nëna i heq telefonin, 17-vjeçarja e vret

417
Policia italiane ka arrestuar një 17-vjeçare pasi dyshohet se ka vrarë nënën e saj. Vrasja ka ndodhur më 25 maj të këtij viti, por karabinierët kanë mundur vetëm tani të rindërtojnë skenën e ngjarjes. Patrizia Crivellaro, infermiere 44-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga e bija. Motivi i krimit? Fyerjet e rënda për shkak të rezultateve të dobëta në shkollë të së bijës, që kulmuan me ndalimin e përdorimit nga ana e kësaj të fundit të celularit dhe kompjuterit.
Aktualisht vajza është vënë në dispozicion të Prokurorisë italiane të Gjykatës së të miturve në Reggio Calabria. Por për momentin është dërguar në një institut penitenciar për minoren jashtë rajonit. Sipas hetimeve të policisë italiane, 17-vjeçara kalonte shumë kohë në rrjetet sociale dhe vendimi i së ëmës për t’i ndaluar përdorimin e këtyre mjeteve teknologjike e çoi drejt vendimit tragjik.
Sigal