Shkretëtira shndërrohet në lulishte

582
Shkretëtira Atacama në Kili tani duket sikur është mbuluar me një qilim shumëngjyrësh lulesh që nuk kanë vonuar të çelin pas shirave që u regjistruan në veri të vendit, të cilat kanë bërë që rajoni zakonisht i zhuritur, të shndërrohet në një parajsë idilike ku dominojnë nuancat e lejlasë. Fenomeni ndodh një herë në 5 deri në 7 vjet, por ky i sivjetshmi është më spektakolari i regjistruar në rajon në 18 vitet e fundit. Gjithçka ka ndodhur pas shirave të rrëmbyeshëm që u regjistruan në shkretëtirat veriore të Kilit në 20 vitet e fundit. Të paktën 28 vetë kanë humbur jetën si pasojë e rrebesheve të shiut që shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Një numër i pafund lulesh kanë ndryshuar rrënjësisht shkretëtirën Atacama, 750 km në veri të Santiagos, duke e shndërruar atë në një parcelë gjigande lulesh ekzotike. Shirat intensivë në zonën që zakonisht vuan nga thatësira kanë bërë që të çelin më shumë se 200 lloje lulesh, e që shkretëtira të mbushet me aroma dhe ngjyra të pazakonta.
Sigal