Në pranga 2 shqiptarë në Itali, iu gjendën 93 kg kokainë e pastër në makinë

435
Plot 93 kg kokainë e pastër vlera e së cilës nëse do të shitej në treg kap shifrën e 18 milionë eurove është sekuestruar në Itali.
Lënda narkotike kishte destinacion tregun Italian, informon agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Dy shqiptarë, njëri 36 vjeç i identifikuar me inicialet G.E dhe tjetri 42 vjeç me inicialet M.A janë arrestuar pasi po udhëtonin në makinën ku u gjet lënda narkotike.
Kokaina e pastër ishte paketuar në 84 pako. Operacioni i Guardia di Financa u krye në Brennero. Ata u ndaluan pranë kufirit me Austrinë.
Ata janë arrestuar me urdhër arrest të prokurorisë së Bolzanos, ndërsa është sekuestruar makina së bashku me tre celularë dhe karta sim.
Sigal