Krimi dhe inkriminimi tmerrojnë qytetarët, Burgaj vetëmburret

610
Sigal

Dje, në  sheshin “ Taulantia” të qytetit të Durrësit, në mes të ditës, i bëhet atentat me breshëri automatiku, një të riu 19- vjeçar, me iniciale, A. SH, pasojë e së cilës, 19-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. Tashmë, krimi tmerron dhe vret qytetarët, kudo, në qendër të qyteteve, në rrugë, në shtëpi, ditën. Kriminelët veprojnë të qetë, pasi e dinë, që policia është e paaftë që të parandalojë, të zbulojë dhe të dënojë krimin dhe kriminelët. Nuk mund të shpjegosh ndryshe, derisa pak ditë më parë, po në Durrës, gjithashtu, në mes të ditës, kriminelët vrasin kambistin për t’i rrëmbyer paratë, madje në qendër të Durrësit. Policia, edhe pse kudo ka kamera, edhe pse kudo pretendon se ka patrulla, ende nuk ka gjetur kriminelët, të cilët, paskëtaj, bëhen “trima: për të ekzekutuar me breshëri automatiku këdo qytetar, edhe në mes të qytetit. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, vetëmburret në analiza vjetore, për sukseset e policisë. Policia e Shtetit e ka të pamundur që të zbulojë kriminelët, të parandalojë krimin, pasi edhe ajo vetë, jo vetëm është polici e  paaftë, është polici krahinizmi, por është edhe vetë e inkriminuar, duke u bërë pjesë e krimit, për të ndarë fitimet. Madje, shumë herë ndodh që policia, edhe pse ndodhet shumë afër zbardhjeve të krimeve, policët e inkriminuar zhdukin faktet, japin informacione kriminelëve.  Por, shpeshherë, janë vetë policët, që bëhen pjesë e krimit. Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ferdinand Shuaipi, plagos me armën e punës qytetarin në shtëpi. Por, ndodh edhe që policët, abuzojnë me detyrën, duke zhvatur qytetarët, nëpërmjet gjobave. Në Peshkopi, polici vendos gjoba, por keqtrajtohet nga qytetarët. Reagimi i qytetarëve, është i dënueshëm, por duhet parë nëse polici ka abuzuar me gjobat? Pastaj, si ka mundësi që polici të jetë i vetëm në detyrë?