Ndodh në Mallakastër, i merr kartat e kreditit kushëririt dhe i zbraz llogarinë (Emri)

531
Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili ka vjedhur tre kartat e krediti të kushëririt të tij, duke i zbrazur më pas llogarinë bankare.
Ngjarja ka ndodhur gati një muaj më parë, në 17.11.2017 kuri riu shkoi në shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit F.V, 25 vjeç duke i vjedhur e 3 kartat e kreditit e me anë të tyre ka tërhequr lekët në bankomat.
Arrestimi i Klevis Veizaj, 23 vjeçarit banues në fshatin Usojë të Mallakastërs u bë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ishte urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhje”.
Sigal