VIDEO/ “Indrit shife smartin”, policëve nuk iu shpëton asnjë kundravajtës, ‘zbor’ shoferëve nëpër Tiranë

482
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.
Një video e publikuar mëngjesin e sotëm, tregon një numër të madh efektivësh të policisë rrugore teksa vendosin pafund masa administrative ndaj kundërvajtësve.
Makina luksoze, makina të mbetura në rrugë e të dala jashtë qarkullimit, makina që lëvizin me shpejtësi, asgjë nuk iu ka shpëtuar syrit të policëve rrugorë. Ndiqni videon.
Sigal