Ndodh edhe kjo, i vihet zjarri kishës në Durrës

604
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kishe katolike në Porto Romano.

Zjarri i vënë në derën e objektit fetar ka djegur disa sende në hyrje, ndërsa është shuar shumë shpejt.

Nuk dihen autorët e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit.