Ndiqen penalisht 2 nxënës të “Ndoc Mazit”, kapen me drogë

527
SHKODËR – Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” po ndiqen penalisht në gjendje të lirë pasi u zbuluan nga personeli i shkollës se kishin lëndë narkotike. Dy nxënësit L.P 14 vjeç dhe E.S 15 vjeç të dy me banim në Shkodër, mbanin në dorë një qese celefoni me kanabis, me një sasi të vogël prej 1 gram.
Personeli i shkollës njoftoi policinë e cila nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre.
Lënda narkotike ishte siguruar nga 15-vjeçare, ku gjatë kontrollit në banesën e tij në Shkodër policia gjeti edhe 1.4 gram kanabis.
Sigal