Ndërron jetë nëna që u shpëtoi jetën dy fëmijëve

480
Ka ndërruar jetë në spital gruaja e cila u shpëtoi jetën dy fëmijëve të saj, pasi një makinë i mori përpara në zonën e unazës së Tiranës, pranë Arkivës së Shtetit. Një makinë ngjyrë gri përplasi gruan së bashku me dy fëmijët tek kryqëzimi i rrugës Jordan Misja me unazën e Tiranës. Pas aksidentit, gruaja u plagos rëndë dhe ishte në gjendje të rëndë, por 1 orë pasi ka shkuar në spital ajo ka ndërruar jetë. Ndërkaq dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia mësohet se është vënë në ndjekje të makinës së aksidentit.
Sigal