Shkodër,Apeli lë në burg ish-drejtorin e ALUIZNI-t, legalizoi 2 pallate

495
Sigal

SHKODËR – Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj ish-drejtorit të ALUIZNI-t në këtë qytet, Besnik Kastrati.
Ky i fundit akuzohet nga ana e Prokurorisë se ka krye legalizim jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin.

Kastrati akuzohet se bashkë me Rudi Becin me detyrë përgjegjës në sektorin e legalizimeve në këtë drejtori në mënyrë të kundërligjshme, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe.

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Becin duke vendosur nga arrest me burg në detyrim paraqitje.