Ndërron jetë 20-vjeçari fierak, që qëlloi veten me armë në kokë

476
20-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ka ndërruar jetën në spitalin e Fierit. I riu qëlloi veten aksidentalisht në kokë në rrethana ende të paqarta.
Viktima quhet Roel Yzeiri, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagës në kokë.
20-vjeçari u dërgua në spital nga familjarët e tij, të cilët i thanë policisë se djali i tyre qëlloi veten aksidentalisht me armë.
Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje.
Sigal