Sarandjoti i dehur në timon, merr para tre makina të parkuara, përfundon në pranga

484
Sigal

Policia e Sarandës ka arrestuar një 39-vjeçar i cili nën efektin e pijeve alkoolike është aksidentuar e përplasur me tre mjete të parkuara. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kryer arrestimin e shtetasit Edvin.Xh., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas në lagjen “nr.4”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur tre automjete të tjera të parkuara.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprat penale “Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Gjithashtu Policia Rrugore apelon ndaj çdo shtetasi që t’i thotë JO ALKOOLIT, kur është nën drejtimin e mjetit për t’u mos u bërë burim aksidenti për vete dhe për të tjerët.