Merrej me kontrabandë frigoriferësh, arrestohet 45-vjeçari

420
Strukturat e hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Berat, mbrëmjen e së premtes ndaluan shtetasin Dritan Bejko, 45 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Kjo, pasi në përfundim të kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targë AA 609 JZ/ABR 573 rezultuan 25 copë frigoriferë të përdorur, importi i të cilëve është i ndaluar. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve doganore ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e doganës. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sigal