Belgjikë/ Kapen 12 persona, do të sulmonin në ndeshjen me Irlandën

460
Të paktën 12 persona janë arrestuar gjatë natës në Bruksel pjesë e një operacioni kundra terrorizmit. Mediat belge konfirmojnë se të arrestuarit ishin pjesë e një celule të cilët kishin synim të kryenin një sërë atentatesh. Disa prej tyre po monitoroheshin nga skuadrat antiterroriste pasi rezultuan se ishin pjesëtar të celulës dhe kishin mjetet e duhura për të sulmuar në cdo kohë. Hetimet ishin në vijim që prej sulmeve që ndodhën në metron dhe aeroportin e Bruskelit. Gjatë aksionit u kontrolluan rreth 40 apartamente dhe 152 garazhe por deri më tani nuk janë gjetur as armë dhe as eksploziv. Aksioni u ndërmorr pasi forcat e policisë kishin marrë një telefonatë se do të kryheshin atentate në kryeqytetin belg. Pak ditë më parë autoritetet belge paralajmeruan se nje grup xhihadistesh ishin nisur nga Siria për të kryer sulme në Belgjikë dhe Francë. Alarmi në Belgjikë është ende i lartë pas sulmeve të 22 marsit ku mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosen 250 të tjerë ndërsa shteti islamik mori përsipër autorësinë e sulmeve.
Sigal