Kina ndalon konsumin e mishit të qenve dhe maceve

339
Sigal

Macet dhe qentë, mishi i të cilave konsumohet nga një pakicë kineze, janë përjashtuar për herë të parë nga lista zyrtare e kafshëve ushqimore të vendit.

Teksti u botua nga Ministria e Bujqësisë. Vendimi vjen pas ndalimit në shkurt të tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, një praktikë, e cila dyshohet të jetë shkaku për përhapjen e koronavirusit.

Sipas shoqatës amerikane “Humane Society International” në Kinë vriten 10 milionë qen çdo vit për mishin e tyre.

Në veçanti, mijëra prej këtyre kafshëve janë masakruar gjatë festivalit të mishit të qenve Yulin, në kushte që janë konsideruar mizore nga mbrojtësit e kafshëve.