Mbytja e fëmijës në Farkë, polumbarët po kërkojnë trupin

417

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në liqenin e Farkës mesditën e sotme.

Sipas policisë, polumbarët e RENEA-s janë njoftuar dhe do të kërkojnë trupin e fëmijës.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.

Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, me inicialet D. D., të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.